E ngarkuara me punë e SHBA-së Nancy VanHorn ka mbërritur ditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit.
Mësohet se VanHorn po zhvillon një takim me Kryetarin e Parlamentit, Niko Peleshi.
Takimi i të ngarkuarës me punë të SHBA në Tiranë, VanHorn vjen një ditë pas takimit të Grupit Parlamentar të PS-së ku është propozuar dhe ndryshimi ligjor në Nenin 242, për mbrojtjen e ministrave dhe zyrtarëve të tjerë të lartë nga pezullimi nga detyra.
Po ashtu, një ditë më parë kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi caktoi datën për të thirrur mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve për kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.
Mbledhja do të zhvillohet të hënën e 23 shkurtit.
