Dy fëmijë binjakë kanë gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm në Berat. Fëmijët e moshës 5 muajsh, te dy djem,kanë mbërritur të vdekur në Repartin e Pediatrisë të Spitalit Rajonal Berat rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm.

Gazetarja Eneida Petova raporton për “Balkanweb” se foshnjat R.Agalliu dhe R. Agalliu janë dërguar në Mongun e Spitalit, ku i janë nënshtruar autopsisë mjeko-ligjore. Nga autopsia nuk ka rezultuar të ketë pasur shenja helmimi në trupin e fëmijëve, edhe pse prindërit kanë pasur dyshime se fëmijët mund të jenë helmuar nga qumështi me kuti, me të cilin nëna i ushqente që nga dita e lindjes.

Mjekët e morgut të Beratit konfirmojnë se, në trupin e dy foshnjave nuk ka pasur shenja dhune. Ata dyshojnë se, fëmijët mund të kenë gjetur vdekjen si pasojë e mungesës së ajrit në dhomë, ndërkohë që kanë dërguar për ekzaminim në Tiranë analizat e foshnjave dhe janë në pritje të përgjigjes së tyre, për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

Foshnjat binjake jetonin me prindërit Eduard dhe Merushe Agalliu dhe me motrën 6-vjeçe dhe vëllain 5-vjeç në një banesë dy katëshe në periferi të qytetit,në lagjen “Uznovë”.

Kunata e Merushes,Natasha Agalliu tregon se,fëmijët ishin në gjendje të mirë shëndetësore në mëngjes dhe duke qenē se ishte ftohtë, e ëma Merushja i kishte zbritur në katin e parë tek ajo ku ishte ndezur soba me dru. Gjysëm ore më vonë ajo i kishte kërkuar kunatës të vinte të merrte fëmijët se do dilte,por në atë moment kanë vënë re që fëmijët nuk reagonin.

Ajo pohon se i kanë dërguar menjëherë në spital por fëmijët ishin të vdekur. Natasha shprehet se fëmijët nuk ishin të sëmurë,asnjëri prej tyre nuk kishte shfaqur shenja virozash apo temperaturë dhe askush nuk e kuptoi dot shkakun se përse vdiqën papritur foshnjat. Natasha u shpreh se,prindërit e foshnjave binjake,pas autopsisë,i kanë varrosur që sot fëmijët në varrezat Suelasit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb