Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Kuman të Roskovecit, ku një burrë dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Mësohet se autori i ngjarjes, 80 vjeç ka qëlluar me një pushkë bashkëshorten e tij, 75-vjeç para se t’i jepte fund jetës.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur brenda familjes, ndërsa rrethanat dhe motivet mbeten ende të paqarta.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj tragjedie.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb