Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Postës Shqiptare.

Vendimi u firmos nga ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, duke i besuar Xhafajt drejtimin e institucionit publik që mbulon shërbimin postar dhe logjistikën shtetërore në mbarë vendin.

Whatsapp Image 2025 10 29 At 15.31.13
Whatsapp Image 2025 10 29 At 15.31.13

Etjen Xhafaj ka një eksperiencë të gjatë në administratën shtetërore, ku ka mbajtur poste të rëndësishme, ndër to edhe atë të zëvendësministrit të Brendshëm dhe deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Gjatë karrierës së tij ai është angazhuar në disa procese të reformës në administratë dhe në digjitalizimin e shërbimeve publike.

Emërimi i tij në krye të Postës Shqiptare vjen në kuadër të një procesi riorganizimi të institucionit, me synim modernizimin e shërbimeve dhe zgjerimin e ofertës postare e financiare për qytetarët.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: