DURRËS

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës mbrëmjen e sotme. Burime zyrtare bënë me dije se në orën 18:05, në lagjen nr.16, Durrës, është gjetur në banesë shtetasi S. A., rreth 35 vjeç. Sipas policisë dyshohet se 35-vjeçari është vetvrarë me armë zjarri (pistoletë).

Nga kqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune ose dëmtime të tjera, përveç asaj të shkaktuar nga arma e zjarrit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb