DURRËS- Një pushues është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në plazhin e Currilave në Durrës. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” duke iu referuar burimeve nga policia se viktima është 72 vjeç dhe është gjetur pranë një hoteli në bregun e detit në ujë.

Trupi nuk ka pasur shenja dhune dhe dyshohet se ka pësuar infarkt. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet. Trupi i pajetë është dërguar në morg për ekspertizë.

Informacion paraprak
Më datë 07.07.2018, rreth orës 08:20, në lagjen Nr.1 Currila, në det është gjetur pa shenja jete shtetasi A.K. 72 vjeç, banues në Durrës.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes (vdekje natyrale apo mbytje) .

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb