PUKE – Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme në Pukë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në përroin e fshatit Kabash.

Viktima dyshohet se ka gjetur vdekjen aksidentalisht. Trupi i pajetë i përket 40-vjeçarit me incialet A.H. Atij i janë parë plagë pas koke në momentin kur u gjet.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarejs, po heton rastin. Dyshimet e para janë se 40-vjeçari është rrëzuar teksa mundohej të kalonte ujin.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: