Gjykata e Posaçme nuk mundi të shqyrtojë kërkesën e ish kryeministrit Sali Berisha për zëvendësimin e masës së sigurisë, për shkak se gjyqtarja e çështjes ishte e angazhuar në një proces tjetër që zgjati disa orë me radhe.

Seanca ishte planifikuar të niste në orën 15 të së martës dhe avokatët e ish kryeministrit pritën derisa përfundoi orari zyrtar dhe më pas u larguan. Mbrojtësit do të njoftohen nga gjykata me fletëthirrje për seancën e radhës. Sali Berisha  kërkon revokimin e masës duke arsyetuar se nuk ekzistojnë kushtet dhe rrethanat që të mbahet nën arrest shtëpie me mbikëqyrje policore.

Ndërsa kundërshton pretendimet e SPAK që po e heton për korrupsion. Ish kryeministri është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale të korrupsionit në lidhje me procedurat e privatizimit të ish klubit sportiv Partizani ku një nga përfituesit është dhëndri i tij Jamarbër Malltezi po ashtu në arrest shtëpie.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb