Grabitje në Vaun e Dejës. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:25, në fshatin Ashtë.

Persona të paidentifikuar kanë vjedhur me dhunë në banesën e shtetasit Z. P., një shumë parash dhe automjetin tip “Benz”, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e kësaj banese.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 05.10.2022, rreth orës 04:25, në fshatin Ashtë, Vau i Dejës, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur me dhunë në banesën e shtetasit Z. P., një shumë parash dhe automjetin tip “Benz”, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e kësaj banese.

Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës, me qëllim kapjen e autorëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb