Një filial i Postës Shqiptare në Kamëz është grabitur pasditen e sotme.
Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetari Igli Çelmeta, i cili thotë se një person me kapuç dhe me pistoletë lodër, është futur në postë dhe i ka marrë sportelistes rreth 1 milion lekë të vjetra.

Në vendngjarje ka mbërritur shërbimet e policisë që kanë nisur krehjen e zonës. Gjithashtu, po këkqyren kamerat e sigurisë, për të bërë të mundur kapjen dhe identifikimin e autorëve.

“Më datë 18.04.2022, rreth orës 14:20, në Kamëz, një person ende i paidentifikuar, i maskuar me kapuç dhe mbante një send të dyshuar si pistoletë, është futur në filialin e Postës Shqiptare, ka marrë një shumë parash dhe është larguar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e tij”, njoftoi policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb