Policia ka arrestuar autorin e grabitjes me armë në një pikë Exchange në qendrën “Concord” në kryeqytet ditën e sotme.

Gazetarja Xhensila Kodra ka siguruar për BalkanWeb pamjet ku shihet autori, i veshur me të zeza dhe në kokë mban një kapuç, për t’i shpëtuar kamerave të sigurisë, në mënyrë që të mos identifikohet, mban kokën thuajse ulur dhe pret që punonjësja e pikës së këmbimit valutor t’i japë paratë.

Nga të dhënat paraprake thuhet se grabitësi ka marrë 1.2 mln lekë të vjetra. Ndërkohë pas grabitjes, ai u arratis me një motor.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb