Ish zv-ministri Klodian Rjepaj i ministrisë së Shëndetësisë është pyetur në SPAK në lidhje me hetimet në kuadër të koncensionit të sterilizimit me vlerë 100 mln euro.
Mësohet se Rjepaj është pyetur për 6 orë me radhë ku ka dhënë sqarimet e tij para hetuesve të çështjes. Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Kujtojmë se i pari që u mor në pyetje nga SPAK ishte anëtari e Komisionit të Koncesionit, Saimir Kadiu.
Tenderi për sterilizimin për setet kirurgjikale është nën hetim prej 3 vitesh, ndërsa Lala raporton se SPAK po shkon drejt fundit të hetimeve.
(BalkanWeb)
