TIRANË

Një qytetar ka kërcënuar se do të hidhej nga lartësia paraditen e sotme në Tiranë. Ngjarja ndodhi në qendër të Tiranës, pranë Muzeut Kombëtar, ku personi në fjalë ka hipur në një ndërtesë të lartë dhe kërcënoi të hidhet në gjendje të rënduar psikologjike.

Personi deklaroi se do të hidhej pasi nuk i është firmosur një kontratë pune. Pranë vendit janë mbledhur njerëz të shumtë, teksa pas negociatave me policinë, shtetasi A.J. ka pranuar të zbresë.

Informacion paraprak
Rreth orës 09:30, Salla operative ka marrë njoftim se në Qendër, tek “Muzeu Kombëtar i Tiranës” shtetasi A. J., po tenton të hidhet nga lartësia e një ndërtese aty në afërsi.

Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë të cilit po negociojnë me shtetasin A. J., për zbritjen e tij. Gjithashtu në vendngjarja janë sherbimet e ambulancës dhe zjarrfikses. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb