Aktori i mirënjohur Chuck Norris ka ndërruar jetë, konfirmoi familja e tij në rrjetet sociale.

Ai ishte 86 vjeç, ndërsa ishte shtruar në spital në Hawaii të enjten.

“Me zemër të thyer familja jonë ndan lajmin e ndarjes së papritur nga jeta të të dashurit tonë Chuck Norris dje në mëngjes. Ndërsa dëshirojmë t’i mbajmë rrethanat private, ju lutemi ta dini se ai ishte i rrethuar nga familja e tij dhe ishte në paqe”, shkroi familja e tij në një postim në Instagram të premten.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb