Është vetëdorëzuar në Spanjë Eralbi Breçani, i cili ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për çështje të lidhura me trafikun e narkotikëve.

Sipas burimeve të gazetares Klodiana Lala, Breçani kishte kohë që ishte në arrati, ndërsa autoritetet shqiptare kishin nisur procedurat për lokalizimin dhe arrestimin e tij në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Vetëdorëzimi i tij në Spanjë pritet të pasohet nga procedurat ligjore për ekstradimin drejt Shqipërisë. Eraldi Brecani ka deklaruar se do te përballet me drejtësinë në Shqipëri dhe pritet të ekstradohet drejt vendit tonë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb