SPAK lëshon 15 urdhërarreste për inceneratorin e Tiranës. Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala.

Mes urdhërarresteve të lëshuara nga SPAK është drejtori i Përgjithshëm i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës Taulant Tusha, i cili mban këtë post prej 8 vitesh dhe Namik Simixhiu.

Gjithashtu, urdhër-arreste janë lëshuar edhe për biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të cilët janë në kërkim ndërkombëtar edhe për aferat në inceneratorët e Elbasanit dhe të Fierit.

Ndërkohë sërish rëndojnë akuzat ndaj ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka dhe ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako, të dënuar për korrupsionin në inceneratorin e Fierit.

GjKKO ka dhënë masat e arrestit në burg për Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Mirel Mërtirin, Klodian Zoton, Erjon Muratajn, Bledar Karolin, Namik Simixhiu, Jetmir Llapaj dhe Taulant Tushën. Ndërsa është vendosur masa e “Arrestit në shtëpi” për Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Sidita Tola.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: