Ish-kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Hera e fundit që ai ishte aty ishte më 24 dhjetor të vitit të kaluar.

Atëherë Spahia deklaroi se ishte paraqitur për një çështje pa asnjë interes publik, e cila nuk lidhej as me korrupsionin dhe as me krimin.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb