Gjendet kokainë dhe hashash brenda ambienteve të burgut 313. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Mësohet se droga ishte fshehur në ushqime, të cilat ende nuk dihet se kujt të burgosuri i përkasin. Sakaq, u gjetën 17 doza kanabisi dhe 12 kokaine.
Kontrollet po ushtrohen aktualisht nga Drejtoria e Burgjeve dhe Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.
