Ka dhënë dorheqjen sot kryetari i Partisë Demokratike të Korçës nga drejtimi i selisë blu.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanweb se në një komunikim me anë të telefonit Devis Osmani është përgjigjur se dorheqja e tij është e parevokueshme dhe se ka arsyet e tij personale, duke mos shtuar asgjë më shumë.

Ende nuk dihet se kush do pasojë Osmanin pas zgjedhjes që ai ka bërë duke u dorëhequr, ndërsa kujtojmë se ai ka qenë pjesë e rithemelimit që nga koha e ndarjes së PD.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb