Jep dorëheqjen nga detyra, ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala. Lajmi konfirmohet nga burime për News24 dhe BalkanWeb.
Mësohet se Sala ka paraqitur dorëheqjen e saj gjatë mbledhjes së kryeministrit Edi Rama me ministrat dhe drejtuesit politik të PS-së. Po ashtu bëhet e ditur se Sala ka marrë një tjetër pozicion, ndërsa sot pritet një reagim i saj zyrtar.
Ministrja Sala e mori detyrën më 11 shtator të vitit të kaluar, në vend të Albana Koçiut. Prej 29 vitesh, Sala ka shërbyer në shtete të ndryshme të botës në fushën e mjekësisë.
