Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e 3 deputetëve të PD-së, që sipas tyre krijuan kaos dje në Kuvend.

Gazetari Egys Gjençaj raporton për BalkanWeb se socialistët kanë kërkuar përjashtimin nga seanca të deputetëve; Saimir Korreshi, Edmond Spaho dhe Kastriot Pirolin. Dje seanca plenare u përfshi nga kaosi dhe tensionet, ndërsa në hyrje të sallës pati përplasje mes Gardës dhe opozitarëve.

Disa prej tyre nuk u lejuan që të hyjnë në sallën e Kuvendit, pasi ishin përjashtuar. Sakaq, dje me votat e maxhorancës u miratua rregullorja e re që përcakton 30 deri në 60 ditë përjashtime për deputetët që prishin seancat plenare.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: