Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka miratuar një vendim për rinumërimin e plotë të votave në qarkun e Tiranës.

Vendimi u mor pas kërkesës së dy anëtarëve të KAS-it nga radhët e Partisë Demokratike dhe përfshin të gjitha qendrat e votimit, përfshirë edhe kutitë me vota nga diaspora.

Për shkak të volumit të madh—rreth 1282 kuti votimi—procesi do të kërkojë kohë për t’u organizuar dhe data e nisjes së rinumërimit mbetet ende e pacaktuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb