Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka vendosur rinumërimin e të gjitha kutive në Qarkun e Fierit.

Vendimi u mor, pas kërkesës së dy anëtarëve të Partisë Demokratike, Elvis Çefa e Ledio Braho në KAS. Kështu, do të rinumërohen votat e partive politike dhe të kandidatëve të Fierit. PS mori 12 mandate në zgjedhjet e 11 majit në Fier, ndërsa PD 4. Nisma Shqipëria Bëhet pretendoi se ishte pranë marrjes së një mandati në këtë qark.

Në Qarkun Fier, në zgjedhjet e 11 majit ishin në total 587 kuti.

Më herët, Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka vendosur për rinumërimin e votave për partitë politike dhe kandidatët edhe në qarkun e Tiranës. 1282 kuti votimi pritet të rinumërohen te Parku Olimpik në kryeqytet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: