Gjykata e Lartë ka vendosur të refuzojë rekursin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për pezullimin e dënimit. Gjykata e Lartë vendosur mospranimin e rekursit nga ish-prokurori i Përgjithshëm.

Adriatik Llalla u dënua me 2 vite burg për mosdeklarim pasurie. Llalla kërkoi pezullimin e dënimit me arsyetimin se vuan nga një sëmundje e pashërueshme dhe se izolimi do i sillte pasoja të rënda për shëndetin.

Kujtojmë se ish-kryeprokurori Llalla, u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode. Ai akuzohet se nuk ka deklaruar një shumë prej rreth 7 mijë dollarësh për lindjen e djalit, shpenzimet që lidhen me ndërtimin e katit të tretë të banesës si dhe shkollimin e vajzës në Gjermani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb