Gjykata e Posaçme rrezon kërkesën e Fredi Blerit për të marrë pjesë në betimin e ditës së nesërme si kryebashkiak i Himarës.
Beleri ndodhet pas hekurave për blerje votash. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Avokatët e Belerit kishin bërë një kërkesë për një leje për qëllime të veçanta, në mënyrë që kryebashkiaku i Himarës të merrte pjesë në ceremoni, i shoqëruar nga forcat e policisë dhe më pas të kthehet në burg, por duket se kjo kërkesë është refuzuar.
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës qëndron në qeli prej 12 majit, kur u arrestua si i dyshuar për akuzën e “korrupsionit në zgjedhje”.
(BalkanWeb)