Kosova ka dështuar përfundimisht për t’u bërë anëtare me të drejta të plota të Interpol. Pas dështimit në raundin e parë, edhe në raundin e dytë të votimit, Kosova nuk ka arritur të marrë 2/3 e votave për t’u bërë pjesë e njërit nga mekanizmat më të rëndësishëm të sigurisë në botë.

Votimi i Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it për Kosovën ishte 68 pro, 51 kundër dhe 16 abstenime. Këto vota nuk ishin të mjaftueshme që Kosova të jetë pjesë e kësaj organizate për bashkëpunim policor.

Lobimi i Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë policore ishte shumë i ashpër. Ndryshe, Kosova kishte aplikuar edhe më parë për anëtarësim në INTERPOL.

Kur aplikoi Kosova për t’u bërë pjesë e Interpool

Aplikimi i parë për anëtarësim të Kosovës në INTERPOL është bërë në vitin 2010 nga krerët e MPB-së së Qeverisë së Kosovës. Kërkesa për aplikim, atëherë  iu  dorëzua Sekretarit të Përgjithshëm i INTERPOL-it, por e cila nuk ishte kaluar tek organet tjera të INTERPOL-it për shqyrtim të mëtejshëm.

Kërkesa e dytë e institucioneve kosovare për anëtarësim në INTERPOL u bë tre vite më parë, saktësisht në  prill të vitit 2015. E nënshkruar nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, aplikacioni i dytë ishte dorëzuar në INTERPOL përmes kanaleve të tërthorta. Kërkesa iu përcoll INTERPOL-it nga misioni i UNMIK-ut, por  që organet e INTERPOL-it nuk e kishin marrë në shqyrtim aplikacionin.

Çfarë është Interpol

Interpol është organizata më e madhe e policisë ndërkombëtare,  e cila është themeluar në vitin 1923 për të nxitur bashkëpunimin policor mes vendeve .  Në fakt, roli bazë i INTERPOL-it është të funksionojë si një qendër e mirëfilltë e mbledhjes së  informacionit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: