Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria do të jetë mikpritësja e Samitit të NATO-s në vitin 2027. Lajmi është bërë publik përmes një postimi të tij nga Haga, ku po zhvillohet aktualisht Samiti i Aleancës.
Sipas Ramës, vendimi është marrë unanimisht nga vendet anëtare, duke konfirmuar se samiti i ardhshëm pas disa vitesh do të mbahet në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.
Ky është një zhvillim historik për Shqipërinë dhe një dëshmi e rolit të saj në rritje brenda Aleancës Veri-Atlantike.
Postimi i kryeministrit Edi Rama:
Hagë, Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027
(Balkanweb)
