TIRANE– Kur edhe pak orë ndajnë nga mbyllja e afatit për aplikime për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm, vjen një tjetër kandidaturë. Ai është Granit Shahu, Prokurori i Tiranës.

Me aplikimin e tij, është zyrtarizuar edhe kandidatura e pestë për këtë post.

Me përfundimin e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, vijojnë edhe kandidaturat për postin e kryeprokurorit të përkohshëm.

Deri më tani kanë aplikuar Ferdinand Elezi, Arta Marku, Arqile Koca, dhe Besnik Muçi.

Kuvendi ka bërë të ditur se gara është e hapur deri të martën në orën 18:00, kur mbyllet edhe afati i aplikimeve.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb