Lirohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm, Burgjeve, Klevis Qose. Vendimi është marrë sot gjatë mbledhjes së Qeverisë, me propozim të ministrit të Drejtësisë.
Klevis Qose u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve në mars 2024, duke zëvendësuar Admir Abrijan që dha dorëheqjen.
Më parë Qose ka mbajtur postin e drejtorit të Shërbimit të Provës dhe të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.
