Një këmbësore është përplasur mëngjesi e sotëm nga një automjet në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:40, në rrugën “Ali Demi”, ku një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasen V. H., rreth 60 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb