TIRANE- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme pranë Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë. Mësohet se një mjet tip “Opel” ka përplasur një këmbësore, e cila është në gjendje kritike për jetën.

Gazetari Enver Doçi ka siguruar foto nga vendngjarja për “BalkanWeb”.
aksident-tek-fakulteti-i-mjekesise-1

aksident-tek-fakulteti-i-mjekesise-3

aksident-tek-fakulteti-i-mjekesise

Informacion paraprak
Më datë 05.05.2018, rreth orës 16:05, në rrugën e “Dibrës” mjeti me targa AA742MP me drejtues shtetasin V. Sh., ka aksidentuar këmbësoren B. Sh., rreth 64 vjeçe.

Shtetasia e aksidentuar është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushatarak, në gjëndje jo të mirë për jetën.

Mjeti dhe drejtuesi i mjetit ndodhen në vendgjarje.

Po kryhen veprimet nga ana e Policisë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb