TIRANË
Një makinë tip “Benz” ka shpërthyer në flakë pranë sheshit “Shqiponja” në Tiranë. Gazetarja e “Balkanweb”, Dorjana Bezat raporton se nga ngjarja fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Policia dhe grupi hetimor janë në vendin e ngjarjes.
“BalkanWeb” ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet e kapluar nga flakët makina tip “Benz” në pronësi të shtetatasit me iniciale, K.H.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19.03 në afërsi të rrethrrotullimit të sheshit “Shqiponja” është përfshirë nga flakët në ecje,automjeti në pronësi të shtetasit K.H. Si pasojë e flakëve nuk ka dëme në njerëz, dhe paraprakisht dyshohet se zjarri ka qënë aksidental.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.