Gjendet një makinë e djegur në Larushk pak minuta pas vrasjes së tre personave në Mbikalimin e Fushë-Krujës.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se makina dyshohet të jetë e autorëve të atentatit.

Një skenar i ngjashëm me ngjarje të mëparshme kriminale. Tre persona u vranë në një atentat me armë zjarri në Fushë-Krujë. Një prej tyre u identifikua si Diklen Vata, 30 vjeç. Dy viktimat e tjera nuk janë identifikuar, pasi makina e tyre u përfshi nga flakët nga batareja e të shtënave dhe janë djegur brenda saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb