TIRANE- Ka ndërruar jetë deputeti i LSI-s për qarkun e Lezhës, Gjovalin Kadeli. ‘BalkanWeb’ mëson se Kadeli vuante nga një sëmundje e rëndë e pashërueshme, ndërsa trajtohej në një spital në Itali.

Prej disa kohësh ligjvënësi 53-vjeçar i Lezhës vuante nga pankreasi akut, gjë që solli dhe shkëputje nga jeta politike.

Kadeli, ashtu dhe siç dihet, ka qenë si fillim deputet i PS, (2009-2013) ndërsa në 2013-ën e futi PD në listat e saj. Më pas, Gjovalin Kadeli kaloi me Lëvizjen Socialiste për Integrim, ndërsa si deputet ka shërbyer në dy legjislatura.

JETESHKRIMI
Edukimi:

Fakulteti Juridik “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.

Fakulteti i Shkencave Shoqërore: dega Marrëdhënie Ndërkombëtare.
Veprimtaria profesionale:
1985-1989: Drejtues (agronom i mesëm) në Ndërmarrje Bujqësore, Lezhë.
1989-1991: Kryetar i degës furnizim-shpërndarje N.B. Treshe.
1994-2005: Biznesmen.
2005-2009: I punësuar në kompanine SH.R.S.F.

Veprimtaria politike:
1991: Anëtar i Partisë Socialiste.
2000-2005: Anëtar i Kryesisë së PS-së, Lezhë.
2005: Kandidat për deputet i PS-së (zona 14)
Kryetar i Partisë Socialiste, Lezhë.
Anëtar i Asamblesë Kombëtare të PSSH-së.

Zgjedhur në:
Legjislatura: VII, VIII
Qarku Lezhë.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb