Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare gazetari dhe analisti i njohur Artur Zheji.
Mësohet se ai ishte duke drekuar me bashkeshorten dhe djalin në një restorant në rrugën “Butrinti” në Sarandë, ku dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.
Zheji është transportuar me autoambulancë drejt urgjencës së spitalit “Petro Nako” të Sarandës, por pa shenja jete.
Artur Zheji (lindur më 29 gusht 1961) ishte gazetar, publicist dhe drejtues emisioni shqiptar, gjithashtu ai është i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit.
Artur Zheji është angazhuar për dekada në fushën e gazetarisë dhe publicistikës në Shqipëri. Ka mbajtur funksione drejtuese në disa media. Veprimtaria e tij përfshin analiza politike, shkrime editoriale dhe drejtimin e programeve televizive.
(BalkanWeb)
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "
Balkanweb" mjafton të klikoni:
Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
-
Publicisti Artur Zheji ndërroi jetë sot në Sarandë, policia jep detaje: U ndje keq gjatë qëndrimit në…
-
Ndarja nga jeta e publicistit Artur Zheji, Tritan Shehu: Një gazetar korrekt dhe qytetar njerëzor! Do ta kujtojmë si një model
-
“U prehsh në paqe, mik”, Boçi për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit: U shua një gazetar që dinte të vallëzonte me fjalën
-
“U prehtë në paqe”, Bardhi për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit: Humbje e madhe për familjen, gazetarinë dhe shoqërinë shqiptare
-
Spiropali ngushëllon ndarjen nga jeta të analistit Artur Zheji: Zë dhe penë e talentuar që do i mungojë publikut shqiptar
-
Gazetari Artur Zheji u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare, Begaj shpreh ngushëllime: Figurë me ndikim në shoqërinë shqiptare
-
Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, Rama: Lamtumirë mik kohësh të tjera! Gjetsh matanë paqen për shpirtin
-
Ndarja nga jeta e publicistit Artur Zheji! Meta: Intelektual i angazhuar, mbrojtës i palodhur i lirisë së medias dhe shtetit të së drejtës
-
Ndarja nga jeta e publicistit Artur Zheji, Berisha: Lutem që shpirti i tij të gjejë paqe. Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve!
-
Veliaj për ndarjen nga jeta të publicistit Artur Zheji: Lajm fort i hidhur. Ishte gazetar kalibri, do i mungojë shumë publikut
-
Ndarja nga jeta e analistit Artur Zheji, Flamur Noka: Për pak ditë festonte 64-vjetorin. Ikja e tij e beftë na la me dhimbje!
-
‘Një nga mendjet më brilante të kohës’/ Salianji për ndarjen nga jeta të publicistit Artur Zheji: Shqipëria humbi sot një intelektual të madh e të rrallë
-
Ndarja nga jeta e publicistit Artur Zheji, Gjekmarkaj: Humbje e madhe për gazetarinë dhe shoqërinë shqiptare