Ndërron jetë në Kenia 22-vjeçarja Joy Ayoko që u dhunua barbarisht në Tiranë. E reja la Shqipërinë në fund të janarit për t’u kthyer në vendin e saj, Kenia.

Vajza ndodhej në spitalin e Traumës prej muajit gusht kur u dhunua barbarisht dhe pësoi dëmtime të mëdha që e lanë në koma.

Nëna e saj Ruth Abongo ka treguar për gazetarin Igli Çelmeta se “Joy ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në spitalin Kenniata në Kenia”.

Që prej 14 gushtit të vitit 2022 vajza nga Kenia ndodhej e shtruar në spital pasi u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën “Pandeli Evangjeli” në kryeqytet. Ajo ishte në gjendje kritike dhe kishte nevojë për kujdes të specializuar neurologjik, i cili nuk ishte i disponueshëm në Shqipëri.

Por Joy nuk ia ka dalë të rikthehet sërish në jetë dhe ka ndërruar jetë për shkak të dëmtimeve të rënda.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb