Pasi kanë protestuar dhe lëshuar thirrje antiqeveritare para Kryeministrisë, protestuesit e opozitës i janë drejtuar Ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës.

Turma e qytetarëve po zhvendoset drejt Bulevardit Dëshmorët e Kombit, pasi kanë hedhur një breshëri fishekzjarrësh. Ndërkohë, duket se prania e flamujve të huaj, si ai gjerman, është e qëllimshme.

Me megafon, janë lëshuar thirrjet ‘ndiqni flamujt’, në mënyrë që protestuesit të ndjekin turmën dhe të jenë të organizuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb