Arrestohet në Itali Ilia Ndoka, i cili ishte shpallur në kërkim ne kuadër të operacionit “Revanshi”. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.

Me urdhër të SPAK u lëshuan 50 urdhër-arreste.

Ndoka akuzohet për pastrim parash kryer në bashkëpunim, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Kujtojmë se pak ditë më parë SPAK ndërmori një aksion për goditjen e grupeve kriminale, rivale dhe bashkëpunëtor me njëri-tjetrin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb