TIRANE- Dorëhiqet kreu i Inspektoratit Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve, Ergys Agasi, i cili vjen nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ka qenë pikërisht Agasi ai që ka bërë të ditur vendimin e tij me anë të një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’. Ndonëse ai nuk bën të ditura arsyet e këtij vendimi, Agasi nuk kursen falenderimet dhe për ish-ministrin Lefter Koka, ndërsa shtoi se: “Privilegj te bashkepunoja me Ministrin Koka, i cili me dha besimin te drejtoja nje institucion te rendesise vecante”. “BalkanWeb” mëson se pritet të ketë dorëheqje të tjera.

Kjo dorëheqje vjen një ditë pas betimit të qeverisë ‘Rama 2’ para presidentit të Republikës Ilir Meta.

MESAZHI I AGASIT
“Keto 4 vite, ne krye te institucionit te ISHMP mund te them me bindje se kane shenjuar reforma thelbesore ne misionin e objektivat e ketij institucioni! Falenderoj ne kete dite te fundit te punes sime, ekipin e ISHMP ne rang vendi, nga drejtuesit deri te inspektoret e terrenit, per profesionalizmin dhe perkushtimin e tyre ne misionin tone ne mbrojtjen e mjedisit!

Privilegj te bashkepunoja me Ministrin Koka, i cili me dha besimin te drejtoja nje institucion te rendesise vecante. Fale vizionit te tij per reformen institucionale administrative te nderrmarre ne Ministrine e Mjedisit, u krijua ISHMP institucion shteteror qe u rrit e konsolidua duke perballuar sfidat me te veshtira ne fushen e mjedisit

Fjalet nuk jane mjaftueshem per te falenderuar nje lider vizionar si Ministri Koka!”
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb