Nuredin Dumani, i penduar i drejtësisë, është shtruar në urgjencë. Ai u transportua nën masa të rrepta sigurie nga autoritetet.
Dumani ndodhet në urgjencën e QSUT. I penduari i drejtësisë Dumani mësohet se ka pasur probleme me zemrën.
Lajmi është konfirmuar nga News24 dhe BalkanWeb.
Dumani është shoqëruar nga Forcat Speciale të burgjeve. Ndërkohë, Urgjenca e QSUT është rrethuar nga forcat RENEA.
Nuredin Dumani është një nga bashkëpunëtorët më të rëndësishëm të drejtësisë gjatë viteve të fundit, i angazhuar në zbardhjen e shumë rasteve që lidhen me grupe të strukturuara kriminale dhe ngjarje të rënda në Shqipëri.
Deklaratat e tij kanë qenë thelbësore për SPAK-un në shpërbërjen e disa prej organizatave më të fuqishme kriminale në vend.
(BalkanWeb)
