Ka pasur një pakt të parë mes maxhorancës dhe opozitës për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha se deri në raundin e tretë nuk do të bëjnë propozime për presidentin, ndërsa do presin ato të opozitës.

Kjo kërkesë u pranua nga kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj, që tha se nëse do të ketë shkelje të rregullave, do të konsiderohet shkelje e marrëveshjes.

Balla: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju, ne nuk po propozojmë deri në raundin e tretë. Bëni si ta doni ju. Mos harroni nëse doni të konsultoni ndonjë emër me ne na njoftoni kur. Nëse doni të ecni në mënyrë ekskluzive, atëherë ramë dakord, pranohet dokumenti juaj deri në raundin e tretë. Në raundin e katërt e ka thënë Kushtetuta si zgjidhet, ratë dakord? Një po, një kundra, miratohet.

Alibeaj: Po, pranojmë, por ki parasysh. Çdo shkelje siç e ke lexuar, e këtyre rregullave është shkelje e marrëveshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb