TIRANË

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka zhvilluar sot një vizitë në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë. Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për “BalkanWeb” se ambasadorja amerikane është takuar me kryetaren e parlamentit Lindita Nikolla, një takim që ka zgjatur rreth 30 minuta. Pas takimit ambasadorja Kim shkroi në “Twitter” se e kishte uruar Nikollën për zgjedhjen si kryetare e parlamentit, teksa flet për një parlament tashmë me forcë të plotë.

“Ishte kënaqësi të uroja Lindita Nikolla për zgjedhjen si Kryetare e Parlamentit. Më vjen mirë që Parlamenti u kthye me forcën e plotë, me opozitën të pranishme dhe duke folur hapur. Respektimi i diversitetit të pikëpamjeve, debati civil dhe bashkëpunimi aty ku është e mundur janë thelbësore për demokracinë dhe llogaridhënien para votuesve”, shkruan Yuri Kim.

Yuri Kim Tw
Yuri Kim Tw

Takimi vjen pak orë pas votimit të qeverisë “Rama 3” nga Kuvendi. Seanca maratonë zgjati rreth 20 orë dhe në fund, mëngjesin e sotëm qeveria u votua me 77 vota.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: