Gjyqtarja Fiona Papajorgji është zgjedhur kryetare e Gjykatës Kushtetuese për një mandat trevjeçar.
Ajo zëvendëson në këtë post ish-kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, mandatit të së cilës i erdhi fundi në mars të këtij viti.
Papajorgji ishte kandidatura e vetme në garë për drejtimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa vakanca u krijua pas përfundimit zyrtar të mandatit të Zaçajt.
