Për rreth 1 orë Kuvendi u kthye në arenë debatesh të ashpra dhe tensione, ku deputetët e opozitës zbarkuan në foltore dhe disa prej tyre bllokuan ulëset e ministrave. Mes akuzave, shtyrjeve dhe flakadanëve që u ndezën disa herë, opozita lëshoi akuza në drejtim të qeverisë Rama, ndërsa kryefjalë ishte kryeministri Edi Rama dhe Belinda Balluku.

Ndërkohë, pas dy përjashtimeve, atë të Nokës dhe Balliut, rendi i ditës u votua pa diskutime, por nën prezencën e debateve të forta. Pas 1 orë tensionesh, Peleshi mbylli seancën plenare.

Sapo Peleshi deklaroi mbylljen e seancës, deputetët e opozitës ironizuan duke shtuar; bravo Dubai!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: