Pandeli Majko, një prej figurave më të njohura të Partisë Socialiste, ka reaguar për herë të parë, pas humbjes së mandatit të deputetit në zgjedhjet e 11 majit.

Majko është ndër politikanët socialistë, që ka qenë në Kuvend për herë të parë në vitin 1992. Majko ishte pjesë e listës së hapur të PS-së, por nuk arriti të fitojë mjaftueshëm vota për të siguruar një vend në parlament.

Ndërsa ndodhet përballë kësaj situate, ai ka zgjedhur të reagojë në mënyrë të thjeshtë, duke falenderuar qytetarët për mbështetjen e marrë, me një postim me një fjalë: “Faleminderit”.

Postimi i Pandeli Majkos:

FALEMINDERIT

REZULTATET LIVE

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: