Një zjarr masiv ka rënë në një kompleks banimi pranë QSUT-së, te “Farmacia 10”.
Dyshohet se flakët kanë nisur në katin e parë të kompleksit ndërsa shkaqet janë ende të paqarta.
Materiali prej polisteroli i fasadës ka nxitur përhapjen e flakëve me shpejtësi në të gjithë pallatin shumëkatësh.
Ende nuk dihet nëse ka të plagosur nga flakët. Një shkëndijë elektrike në katin e parë të kompleksit mendohet të ketë qenë shkak për zjarrin.
