Një banesë në zonën e ‘Bllokut’, në Tiranë është përfshirë nga flakët. Zjarri dyshohet se është shkaktuar nga bombola e gazit.

Teksa është djegur tenda e banesës, një pjesë  e saj është shkëputur duke rënë disa kate më poshtë. Ndërkohë falë ndërhyrjes së zjarrfikësve është bërë e mundur shuarja e flakëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.02.2023, në rrugën “Brigada 8”, ka rënë zjarr në tendën e një ballkoni. Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: