Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka përfunduar pas rreth dy orësh.
Gjatë mbledhjes pati përveç fjalimit të kreut të partisë Sali Berisha edhe diskutime me dyer të mbyllura mes demokratëve.
Tema kryesore e diskutimit ishte protesta kombëtare e thirrur në 22 dhjetor, por ka pasur edhe diskutime mbi një ndryshim të propozuar nga Lisandër Hoxha në statutin e partisë për largimin e eksponentëve të lidhur me fondacionin Soros në PD, si edhe të personave që kanë përfituar tendera nga lidhjet me qeverinë.
Në mbledhje nuk janë munguar as tensionet që janë shënuar kur anëtari Dritan Burgia, është larguar në mënyrë demonstrative nga salla.
Largimi i Burgias erdhi pasi u ndaluan diskutimet në këtë forum të lartë të PD-së, duke lejuar vetëm debate mbi protestat. Sipas burimeve, Burgia ka kundërshtuar këtë vendim, duke u shprehur: “Ne vijmë të flasim në forume, ju thoni nuk lejohet të flasim për asgjë veç protestës”.
