KORÇË

Një aksident i rëndë është shënuar këtë pasdite më aksin rrugor Korçë-Maliq. Gazetarja e “BalkanWeb”, Lorena Kodra  raporton se dy automjete janë përplasur tek ‘Kryqëzimi i Libonikut’.

Një i plagosur është transportuar në gjendje të rëndë  në spital, ndërsa në njërën prej mjeteve ndodheshin katër anëtarë të së njëjtës familjeje.

Ende nuk dihet shkaku, ndërsa grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Gjithashtu nuk bëhet me dije identiteti i katër anëtarëve të familjes, por as i të plagosurit, i cili u dërgua me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës.

“BalkanWeb” ka mësuar se të plagosur kanë mbetur Engjëllushe e Ganimete Demollari, të cilat ishin pasagjere në makinën tip “Benz” me targa Korçe. Fatmirësisht të plagosurat nuk kanë asnjë rrezik për jetën, ndërkohë vijojnë trajtimin mjekësor në spital.

Njoftimi i policisë:

Maliq Më datë 08.03.2019, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Libonikut”, janë përfshirë në aksident mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B.D., 56 vjeç, banues në Libonik dhe një mjet tjetër tip “Benz” me drejtues shtetasin D.M., 25 vjeç, banues në Pogradec. Për pasojë janë dëmtuar shtetaset G.D, rreth 65 vjeçe dhe E.D, rreth 54 vjeçe, banuese në Libonik, pasagjere në mjetin me drejtues shtetasin B.D, të cilat ndodhen në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Makinat
Makinat

(n.m/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb