LAÇ

Një grup të rinjsh janë përplasur mes tyre me armë zjarri pak çaste më parë në qytetin e Laçit, ndërsa raportohet se kanë mbetur të plagosur dy të rinj.

Grupi hetimor dhe policia kanë rrethuar zonën. “BalkanWeb” mëson se përplasje mes  të rinjve ka ndodhur në qendër të qytetit. Policia ka konfirmuar ngjarjen e rëndë, ku dy persona mbetën të plagosur, ndërsa ata ndodhen në një spitali privat në Tiranë për një mjekim më të specializuar.

Gazetarja e “BalkanWeb”,Dorjana Bezat ka siguruar detaje të reja për përplasjen me armë zjarri në Laç.  Mësohet se fillimisht sherri verbal ka nisur brenda ambienteve të një lokali mes të rinjve dhe më pas ka degjeneruar në përplasje me armë pasi kanë lënë ambientet e tij.

Dy të plagosurit mësohet se janë kushërinj mes tyre të idetifikuar me iniciale J.J dhe M.J , ndërsa janë ngritur pika kontrolli për kapjen e personave të dyshuar si autorë të plagosjes

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 20:15 në lagjen nr. 1 Laç, afer një lokali ka patur të shtëna me armë zjarri. Për pasojë dyshohet se kanë mbetur te plagosur 2 shtetas, M.J dhe J.J., të cilët janë dërguar në   gjendje te rëndë per jetën në Tiranë  për ndihme mjekësore.Në vendngjarje mberriten shërbimet e Rendit dhe të Policisë Kriminale, që kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe përballjen e tyrë me drejtësinë.

Disa shërbime të tjera policore kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijon shoqerimi i përsonave që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.Për shkak të hetimit nuk mund të bëhen publike të tjera  detaje qe lidhen me ngjarjen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: